INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratat e Ramës, Ministria Jashtme Ruse: Mund të shkaktojnë konflikte etnike në Ballkan

Deklaratat e Ramës, Ministria Jashtme Ruse: Mund të shkaktojnë konflikte etnike në Ballkan

Publikuar më: 10:28 18-01-2018

Pas deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me zhvillimet më të fundit në Maqedoni sa i përket gjuhës shqipe, por edhe situatës në Kosovë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme Ruse.

Moska cilëson se deklarata e kryeministrit mund të nxisin konflikte të reja etnike në Ballkan.

‘Kemi përcjellë deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama më 14 janar që kanë të bëjnë me përfshirjen e Partisë Socialiste në procesin e krijimit të UCK-së dhe luftës për Kosovën, si dhe kontributin e kësaj partie në procesin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni me të cilin gjuha shqipe mori nstatusin e gjuhës së dytë zyrtare. Deklaratat në kontekstin e Kosovës dhe Maqedonisë janë dicka që mund të shkaktojnë konflikte të reja etnike në Ballkan’ thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse.

Article Logic
Execution time: 0.0036988258361816