INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DEFEKTE nga MOTI I KEQ, OSHEE tregon zonat që janë pa energji elektrike

DEFEKTE nga MOTI I KEQ, OSHEE tregon zonat që janë pa energji elektrike

Publikuar më: 12:22 19-11-2018

Moti i keq që ka kapur vendin tonë me reshje bore dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore, ka shkaktuar dhe defekte në rrjetin elektrik, duke lënë kështu disa familje pa energji elektrike.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, OSHEE ka bërë me dije se ka marrë të gjitha masat për situatën e krijuar nga moti i keq. Sipas OSHEE-së, rajoni më i prekur nga moti i keq ka qenë zona e Korçës.

OSHEE ka bërë me dije se, është normalizuar situata e furnizimit me energji në zonën e Dardhës, Voskopojës, Fushë-Maliq, Podgorie, Sheqeras, Bitinckë, Komuna Qendër.

Gjithashtu energji ka marrë dogana Kapshticë si dhe është vendosur në punë linja 35 kV Maliq-Lozhan që kishte përcjellës 35 kV të këputur.

Është normalizuar furnizimi me energji i nënstacionit Lozhan dhe kanë marrë energji komuna Moglicë dhe Hecet (Strelca, Verba).

Me përmirësimin e motit, vijon puna në terren për evidentimin dhe eliminimin e defekteve në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët si dhe në kabina. Aktualisht janë pa energji pjesërisht fshatrat: Stravaj,
Mjeshovë, Cakran, Kumë, Lekbibaj, Fajza, Kacinar, Luf, Vithkuq, Trebinjë, Miras, Progër, Velçan, Lozhan, Voskop, Liqenas, Hocisht, Ploçisht, Drenovë.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762