INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Deepfake’ teknologjia që krijon video porno me fytyrat e njerëzve të famshëm. E rrezikshme për këdo që poston shumë selfie në rrjetet sociale!!

‘Deepfake’ teknologjia që krijon video porno me fytyrat e njerëzve të famshëm. E rrezikshme për këdo që poston shumë selfie në rrjetet sociale!!

Publikuar më: 16:23 07-07-2018

Javët e fundit ka pasur një shpërthim diskutimesh mbi atë që është bërë e njohur si deepfake: video pornografike që manipulohen në mënyrë që fytyra një aktoreje origjinale të zëvendësohet me atë të dikujt tjetër.

Pasi këto mjete janë bërë më të përhapura dhe më të lehta për t'u përdorur, ato kanë mundësuar bartjen e fantazive seksuale dhe imagjinatës së shfrenuar të njerëzve në internet. Kjo teknologji ka përmbysur jo vetëm kufijtë e etikës njerëzore, por edhe ndjenjën tonë për të besuar atë që shohim dhe dëgjojmë.

Përtej përdorimit banal të saj, sofistikimi i teknologjisë mund të sjellë pasoja serioze. Kriza e lajmeve të rreme mund të jenë vetëm fillimi.

Një pjesë e softuerit që zakonisht përdoret për të krijuar këto video, sipas dizajnerit të saj, është shkarkuar më shumë se 100.000 herë që kur u bë publike më pak se një muaj më parë.

Deepfakes më të njohura shfaqin aktorë të famshëm, por në këto video mund të përdoret fytyra e kujtdo për aq kohë sa ju mund të siguroni një numër të mjaftueshëm fotografish të qarta të personit, një punë jo shumë e vështirë kur sheh se njerëzit vendosin kaq shumë foto të tyret në mediat sociale. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037188529968262