INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dedja: Kushtetuesja shumë shpejt vendim për Vetingun

Dedja: Kushtetuesja shumë shpejt vendim për Vetingun

Publikuar më: 12:29 16-12-2016

Në kohën kur krerët e mazhorancës po i kërkojnë çdo ditë Gjykatë Kushtetuese që të marrë një vendim për ligjin e Vetingut, kreu i kësaj gjykata paralajmëron se vendimi do të vijë shumë shpejt.
Deklarata u bë nga kreu i organit më të lartë të gjyqësorit, Bashkim Dedja, në një aktivitet të Avokaturës së Shtetit. Në përgjigje të akuzave se Kushtetuesja po vonon vettingun, Dedja u shpreh:
Bashkim Dedja:
“Sa më shpejt do marrim një vendim për ligjin e Vetingut. Akuzohet Gjykata Kushtetuese se po e vonon, por po respektojme procedurat. Ne nuk e kemi luksin të prononcohemi për rastet që kemi në shqyrtim”.
Kreu i Gjykatës Kushtetuese theksoi se i gjithë sistemi në Shqipëri e duan reformën në drejtësi dhe reforma do të bëhet. Ndërsa Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi tha se tashmë Shkolla e Magjistratures do te pregatisë edhe kandidate per Avokaturën e Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213