INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DEDIKIM

DEDIKIM

Publikuar më: 13:07 16-12-2018

Ka njerëz që nuk i nxë kurrë një varg, Do u mbetet jashtë ose një fjalë, ose gishtat e dorës së bashku me një përkëdhelje, ose do ngelet jashtë e qeshura e tyre, se nuk ka Zot që ta burgos të qeshurën në një poezi. Ka njerez që i rrinë si roje një poezie Të shkruar për ta, jo për vlerat që mbart, Po thjeshtë për ndjenjat që mund të bien përdhe, ose për të kundruar lulet e brishta të kumbullës që u përgjan me puthjen e 17 vjeçares në mbrëmje. Ka njerëz që shtrihen përkrah hijes së tyre Për mos ta lënë vetëm Me sytë nga qielli ku u kanë fluturuar ëndrrat Me shallin e një vajze ku kanë mbështetur kokën Dhe me një buzeqeshje të harruar mbi buzë. Njerëz të tillë që çdo poezi u rri e vogël Janë krijuar enkas për të kuptuar që e pamundura ekziston Dhe mund te ndodh që duke lexuar këto vargje Ti të kuptosh se ke pjesën që të mungon!

Faleminderit Irena Shabani për shkrimin e publikaur në intv.al/ 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646