INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëborë në veri e verilindje, bllokohen disa fshatra

Dëborë në veri e verilindje, bllokohen disa fshatra

Publikuar më: 10:16 04-01-2018

Pjesa veriore dhe verilindore e vendit janë përfshirë nga dëbora.

Në qarkun e Dibrës gjatë natës janë shënuar reshje të dendura dëbore, ku në disa zona ka patur problem në qarkullim pasi trashësia e dëborës ka arritur në 50 centimetra. Dëbora ka izoluar edhe disa fshatra si Selitë, Lurë etj.

Po ashtu edhe në qarkun e Korçës ka patur reshje dëbore.

Në Dardhë dhe në qafën e Qarrit trashësia ka arritur në 25 cm.

Situatë problematike është regjistruar edhe në aksin Lunik-Stëblevë, ku trashësia dëborës arritit në 20 cm.

Article Logic
Execution time: 0.0030810832977295