INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debatet në çiftet ju bëjnë mirë. Rrezikoheni më pak nga problemet e shëndetit

Debatet në çiftet ju bëjnë mirë. Rrezikoheni më pak nga problemet e shëndetit

Publikuar më: 10:48 17-12-2018

Çiftet që argumentojnë me njëri-tjetrin kanë një rrezik më të ulët që të kenë problem me shëndetin apo të vdesin para kohe. Shkencëtarët kanë gjetur se kjo është e vlefshme vetëm për çiftet që debatojnë me intensitet të barabartë. Nëse dikush e përmban zemërimin ndërsa tjetri i jep ndjesi të plotë, mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes së hershme. Studimi i Shteteve të Bashkuara, i botuar në Gazetën e Mjekësisë Psikosomatike, ka studiuar përgjigjet e marra nga 192 çifte me mbi 32 vjet bashkëjetesë për të parë nëse fakti që ata kanë argumentuar ka ndikuar në jetëgjatësinë e tyre. "Sa më e madhe të jetë mospërputhja mes stilit të përgjigjes së zemërimit të bashkëshortëve, aq më i madh është rreziku i vdekjes së hershme. Nëse përgjigjet e bashkëshortëve ndaj konflikteve ndryshojnë, kjo mund të përkthehet në konflikte më të përditshme me kalimin e kohës”- tha psikologjia Kyle Bourassa, nga Universiteti i Arizonës. "Dikush mund të dëshirojë mosmarrëveshje më të nxehta, ndërsa një partner tjetër nuk duron dot, duke bërë që të dy partnerët të jenë të pakënaqur me mënyrën se si trajtohen konfliktet e tyre. Kjo mund të rezultojë me stres të përditshëm që do të dëmtonte shëndetin e njerëzve gjatë një periudhe afatgjatë. Çiftet, stilet e të cilëve përputhen më mirë, mund të kenë më pak konflikt dhe të ruajnë një shëndet më të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436