INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Deadpool" vjen me filmin e tij të ri, më shpejt seç mund ta mendoni...[FOTO]

Publikuar më: 14:10 01-10-2018

Ryan Reynolds ka nxjerrë një foto, e cila mund të jetë një vazhdim i filmit të famshëm “Deadpool”. Sipas fotos ky film mund të dali në Krishtlindje dhe fansat janë të paduruar.

Në Twitter, aktori shpërndau një foto që shkriu zemrat e njerëzve, ku ai i veshur me kostumin e “Deadpool” dhe me kapelen e Babagjyshit të Vitit të Ri, po i lexonte një libër aktorit Fred Savage.

Në përshkrimin e fotos aktori shkruante: “Mendime?” përpara se të shtonte: “Gëzuar Krishtlindjet Fred.”

Dhe kaq mjaftoi, që fansat e tij të shpërthenin në mijëra komente. Ata mezi po presin një film të ri nga personazhi i tyre i preferuar i “Marvel” dhe shanset janë që kështu të ndodhi, sipas raportimit të revistës prestigjioze britanike METRO.

deadpool.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0019609928131104