INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Davos,Rama takon kryeministrin belg: Të angazhuar për çeljen e negociatave

Davos,Rama takon kryeministrin belg: Të angazhuar për çeljen e negociatave

Publikuar më: 18:02 24-01-2018

Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Davosit, kryeministri Edi Rama  është takuar me kreun e qeverisë së Belgjikës, Charles Michel.

Rama dhe Michel kanë diskutuar mes tyre për marrëdhëniet bilaterale dhe reformat e rëndësishme.

Kreu i ekzekutivit shqiptar është shprehur se qeveria e drejtuar prej tij është e angazhuar për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Kryeministri belg ka rikonfirmuar edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

“Mbështesim aspiratën evropiane të Shqipërisë”,  është shprehur Michel.

Në Samitin e Davos janë mbledhur krerët më të lartë, mes të cilëve dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0040810108184814