INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Davos, Rama takohet me kryeministrat kroat dhe holandez, diskutohet integrimi

Davos, Rama takohet me kryeministrat kroat dhe holandez, diskutohet integrimi

Publikuar më: 19:41 25-01-2018

Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri Edi Rama  është takuar me kryeministrin kroat e atë holandez.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shihet në tryezën e bisedimeve me homologun kroat Andrej Plenković dhe atë holandez, Mark Rutte.

Tema e diskutimeve në këto dy takime ka qenë integrimi evropian, teksa kryeministri ka vendosur theksin tek rëndësia e bashkimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

“Davos – Me kryeministrin kroat, Andrej Plenković, dhe kryeministrin hollandez Mark Rutte, mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë po edhe krejt rajonin”, shkruan Rama në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0040409564971924