INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daut Gumeni alarmon me deklaratën e tij, dosjet janë pastruar!

Daut Gumeni alarmon me deklaratën e tij, dosjet janë pastruar!

Publikuar më: 10:25 10-10-2017

Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit Për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit ka alarmuar komunitetin përmes deklaratës së tij kur thotë se: "Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka dështuar, na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Deri tani nuk kemi verifikuar asjë zyrtar, ministër apo qeveritar. Në këto 27 vjet ka patur kujdes të veçantë për të pastruar dosjet. Jam gati të largohem."

Deklaratat Gumeni i bëri në emisionin ”Debati në Channel One”.

Pjesë nga intervisat me Gumeni:

-Zoti Gumeni si u ndjetë kur lexuar me sytë tuaj këto fjalë në një dokument denoncues që solli edhe dënimin dhe persekeutimin tuaj 47 vjet më parë?
Unë nuk isha në dijeni të kësaj dosjeje. Është një letër që sekretari i partisë së Tepelenës ia ka dërguar Hysni Kapos dhe Kapo ia ka dërguar mëkëmbësve të tij dhe ata ia dërguan gjykatës.

-Nga cilët e kishit këtë dhuratë?
Nga Komitetei i partisë. E ka firmosur një lummadh atje. Unë nuk e njoh fare atë. Quhej Sherif Toraj. Ai kishte qenë minator dhe kaloi në komitetin e Partisë. Nu kishte njeri I keq. Ishte i leshtë por jo I lig.

-Por mirë zoti Gumeni çfarë keni bërë në një vit si anëtar?
196 kërkesa të bëra, 110 të shqyrtuar dhe 36 kërkesa janë shqyrtuar nëse kanë apo jo ligjshmëri. Janë 32 kërkesa për të cilat është mbyllur procedura mbi bazën e vendimeve. Dhe 625 persona që janë kontrolluar por jo nga autoriteti por nga instituconet e tjera që u ka kërkuar autoriteti. Janë shërbimi informativ dhe Ministria e Brendshme. Ne kemi shërbyer si kamarier. Nuk kemi kontrolluar ne. Ju kemi kërkuar arkivave këtë gjë dhe ata e kanë bërë. Ne nuk kemi kryer asnjë veprim. Thjesht kemi përcjellë atë që na kanë dhënë. Kur nuk ke arkivin tënd ne shkruajmë që ky institucion thotë kështu. Por në fakt duhet ti kontrollojmë.

-Pra ju nuk keni kontrolluar fare?
Jo.Janë edhe 9 apo 10 kërkesa për arsye studimore. Në fakt këtu ka një problem se ata nuk mund të kërkojnë të gjitha dosjet. Jemi ne ata që selektojmë dhe ua vënë në dispozicion. Nuk munjd të kërkoehen dosje pa fudn dhe pa objekt. Ka nga ata që kërkojnë të gjithë arkivin. Kur u ngrit autoriteti thamë se edhe pse me shumë vonesë,. Më në fund pas 27 vjetësh hapja e dosjeve mori udhë.

-Pyetja ime e thjeshtë është a ka një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që ju e keni verifikuar në këtë 1 vit punë zoti Gumeni?
Janë vetëm dy raste që presidenca kërkoni për dy ushtarakë.

-Zoti Gumeni, kjo nuk quhet. A ka ministra, zëvendësministra, deputetë drejtorë drejtori të rëndësishme dhe funskionarë që ju i keni verifikuar në këtë 1 vit punë?
Jo. Nuk ka kërkesa. Sepse ligji e përcaklton që po të duan. Puna jonë në këtë 1 vit ka qenë me këta fakirët që duan të dinë se çfarë ka ndodhur, kush i ka spunuar kushëriri, vëllai, motra. Por nuk ka asnjë verifikim të atyre që e kanë dëmtuar vendin dhe vazhdojnë të mbajnë funksione. Nuk janë ata që janë kureshtarë pengesa e përparimit. Por janë ata që e kanë mbajtur pushtetin dhe e kanë akoma pushtetin. Unë nuk jam pesimist se do gjendet ndonjë nga ana që e kanë dëmtuar këtë vend.

-Por për çfarë e keni marrë rrogën aty gjatë këtij viti?
Ka edhe momente që e merr rrogën kot. Në këtë lloj pushteti institucionet nuk bëjnë asgjë. Jam gati të iki nesër dhe jam më i qetë se sa kur më ngarkojnë një punë dhe nuk më lejojnë ta bëj këtë punë.

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369