INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasma e Princ Harry dhe Meghan mbaroi por këto detaje nuk duhet t’i humbisnit! [FOTO]

Dasma e Princ Harry dhe Meghan mbaroi por këto detaje nuk duhet t’i humbisnit! [FOTO]

Publikuar më: 20:44 23-05-2018

Dasma e shumë pritur dhe më e madhja e komentuar e vitit ishte ditën e shtunë dhe vëmendja e të gjithëve ishte atje. Harry dhe Meghan tani janë burrë dhe grua! Ata janë shpallur burrë dhe grua nga Kryepeshkopi i Canterbury në një ceremoni që ishte duke u shikuar nga qindra miliona njerëz në mbarë botën. Pallati Kensington ka bërë me dije se Princi Harry dhe Meghan Markle do të njihen si Duka dhe Dukesha e Sussex. Kjo do të thotë që zonja Markle është gruaja e parë që ka të drejtë të përdorë titullin HRH Dukesha e Sussex. Një mori personash të famshëm, përfshirë Oprah Winfrey, George Clooney dhe David Beckham ishin midis 600 mysafirëve të ftuar së bashku me anëtarët e lartë të familjes mbretërore. Rreth 2,640 anëtarë të publikut ishin duke parë ceremoninë në Windsor Castle. Emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasani foli rreth ‘highlight’-eve që ju nuk duhet t’i humbnit.

- Meghan Markle u shoqërua drejt altarit nga vjehrri i saj Princi Charles, në vend të babait të saj. Ajo u shoqërua gjithashtu edhe nga gjashtë shoqërues nusesh, duke përfshirë Princin George dhe Princeshën Charlotte.
- Princi Harry dhe Princi Uilliam ecën së bashku drejt altarit të cilët kishin veshur uniformën tradicionale të familjes mbretërore.
-Ne momentin e apre qe Harry pa Meghanin me fustan të bardhe i tha: Je mire? Dukesh e mrekullueshme!”
-Meghan veshi 2 fustane, të dy të thjeshtë. Gjate ceremonise kishte veshur fustanin nga Givenchy qe kushtoi 400,000 dollarë, ndërsa fustani tjetër ishte i Stella McCartney.
- Nëna e Meghan Markle u ul në rreshtin e dytë, i tillë është organizimi.
-U la një vend bosh për ndër të Princeshe Dianës
-Buqeta e lules ëe Meghan ishte përkujtim për nënën e ndjerë të Harry-t, pasi ishte me lulet e preferuara të Princeshe Dianes
-Kërcimi i parë si burre dhe gura mes Harry dhe Meghanit ishte me këngën e Whitney Houston “I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me).”
- Harry vendosi një unazë martese të zakonshme, ndryshe nga tradita e familjes mbretërore, sipas së cilës unaza e Princit duhet të jetë prej ari nga Uellsi
-Meghan vendosi në gishtin e saj unazën e Princeshë Dianës
-Në dasmën mbretërore ishin të ftuara edhe 2 ish të dashurat e Princit Harry
-Dasma ka kushtuar 32 million paund./intv.al/

 royal-wedding-prince-harry-meghan-markle-3-ap-thg-180519_hpMain_16x9_608.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322