INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuria për qentë nuk është zgjedhje, e shkruan ADN-ja

Dashuria për qentë nuk është zgjedhje, e shkruan ADN-ja

Publikuar më: 15:24 21-05-2019

Të ndjesh dashuri për qentë nuk është një zgjedhje, por është e përcaktuar në ADN-në tuaj.

Në këtë përfundim kanë arritur kërkuesit në Suedi dhe në Britani. Ata u përpoqën të shpjegojnë sesi qeni është kthyer në një nga miqtë më të mirë për njeriun dhe zbuluan se dëshira për të patur një qen dhe për ta dashur ndoshta është gjenetike.

Është e vështirë të thuhet se cilat gjene janë të përfshira.

Studime të mëparshme kanë treguar se nëse keni patur një kafshë shtëpiake gjatë fëmijërisë me shumë mundësi kur rriteni e merrni një të tillë.

Por është e paqartë nëse diferencat gjenetike mes familjarëve ndikojnë në këtë lidhje.

Në studim u morën një çift binjakësh. Dhe nëse njëri prej tyre zotëron një qen, shtoheshin mundësitë që vëllai po ashtu të kishte një mik të tillë.

Një zbulim që shkencëtarët ia atribuojnë më shumë se 50% gjenomit të tyre të përbashkët. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, edhe mjedisi ndikon në 'preferencën' tonë për dashurinë që ndiejmë për miqtë me katër putra, të cilën bëhen pjesë e familjes sonë.

Article Logic
Execution time: 0.0022761821746826