INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashamir Tahiri humb mandatin, po të isha vetëm do fitoja

Dashamir Tahiri humb mandatin, po të isha vetëm do fitoja

Publikuar më: 16:29 27-06-2017

Është shprehur i zhgënjyer nga humbja, Dashamir Tahiri që ishte i pesti në listën e Vlorës për PD-në, pasi mbeti jashtë Kuvendit.
Ai tha se: “Sovrani e dha vendimin e tij dhe se ndihihet i zhgënjyer”.
Sipas tij, kjo ishte një fushatë e qetë dhe numri i mandateve që arriti PS nuk priteshin, ishin surprizë.
Ndërsa për Bashën tha: “Për të gjetur fajtorin është shumë kollaj, duke vënë gishtin, kjo ishte një fushatë secili ka peshën e tij. Nuk e bëj fajtor Bashën, secili ka pjesën e tij të fajit, PD do ringrihet prapë. Unë kam qenë gjithmonë i djathtë, qëndrimi im është djathtas, kam qenë atje ku më kanë çuar, po të isha vetëm do kisha qenë në Kuvend. Por, edhe partia ku isha unë nuk mori asnjë mandat atje ku ka çam.”

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701