INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasëm me miliona? Joo! Emily Ratajkowski ka shpenzuar vetëm...[FOTO]

Dasëm me miliona? Joo! Emily Ratajkowski ka shpenzuar vetëm...[FOTO]

Publikuar më: 12:00 26-02-2018

Në muajin janar modelja e famshme Emily Ratajkowski i dha fund lidhjes së saj të gjatë me ish të dashurin Jeff Magid.

U diskutua dhe thashethemet nuk patën të sosur duke thënë se modelja ishte në një lidhje me producentin e filmave Sebastian Bear-Mc Clard.

Dhe papritur me një postim në Instagram Emily i befasoi të gjithë!

“Kam një surprizë! Sot u martova”, shkruante këngëtarja në postimin e saj në Instagram.

Jo vetëm kaq por Emily shkëlqeu në ceremoni për një fakt tjetër vërtet të veçantë pasi nuk kishte preferuar të bënte një dasmë të shtrenjtë nga ato me shumë miliona të shpenzuar po realizoi diçka mëse të veçantë dhe modeste.

Ajo u paraqit me një kostum ngjyrë mustard, si dhe një kapele të zezë dekoruar me rrjetë rreth e përqark.

Do pyesni vallë të kujt firmë ishin këto veshje? Shumë thjesht, Emily i kishte besuar Zara-s.

Jo vetëm kaq, pasi kosto e gjithçka mban veshur modelja nëpër foto arrin deri diku tek $200. E si për të mos mjaftuar, Emily duket për mrekulli, për të mos thënë që veçantia e saj ka habitur edhe më shumë.

Pantallonat kushtojnë $69.90, ndërsa xhaketa, $129. Pjesa tjetër i mbetet kapeles, ndërsa nuk pritej një zgjedhje e tillë nga Ratajkoëski.

Gjithsesi bravo Emily, kjo tregon se një yll si ty di të shkëlqejë edhe kur nuk mban aksesorë të kushtueshëm dhe të firmave të njohura.

cgfnb_e56.jpg

dr6yu_e45.PNG

dtyh_54w.png

xdfbg_a4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032949447631836