INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dance With Me” anuloi natën finale, por ja se çfarë i ka bërë Ana Lika produksionit...

“Dance With Me” anuloi natën finale, por ja se çfarë i ka bërë Ana Lika produksionit...

Publikuar më: 14:16 19-12-2017

Sipas programacionit mbrëmjen e djeshme duhet të transmetohej show televiziv “Dance with Me” emision ky që transmetohet live por mbrëmjen e djeshme u bë një përjashtim në bazë të ngjarjeve politike që ndodhën të cilave ju dedikua më shumë hapësirë televizive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Alketa njoftoi se nata finale do të shtyhej për datën 25 dhjetor.

Por ndërsa po përflitej se nata finale është mbajtur disa ditë më parë dhe fitues është shpallur çifti Xhensila dhe Trimi, në një intervistë ditën e sotme për “Nrg Radio”, Ana Lika ka zbuluar se nuk do të jetë ajo fituesja, duke lënë të kuptohet se dikush tjetër e ka rrëmbyer kupën.

Ana ka folur pak rreth finales së emisionit që transmetohet në TV Klan, “Dance With Me”.

“Jam gdhirë me flokë portokalli”, ka nisur telefonatën Ana me pretekstin se kishte nevojë për një ndryshim dhe se ky nuk ishte një sugjerim nga regjisorja Vera Grabocka, pasi ajo merr këshilla vetëm nga një person i veçantë.

Nata finale u shty për sherrin a debatin që ndodhi dje në kuvend”, u shpreh Lika.

E duke qëndruar këtu, mbrëmë ka qarkulluar një video ku tregohet se “DWM” nuk do transmetohej live pasi fituesja duket se është shpallur Xhensila Pere.

Sigurisht moderatorët tanë shprehën hapur se për ta fituesja duhej të ishte pikërisht Lika, por ajo e bëri të qartë duke thënë: “Unë nuk kam qenë kurrë fituesja e DWM dhe nuk do të jem fituesja e këtij spektakli!

E pas këtij spektakli, ku aktorja dhe balerina ka punuar, çdo ditë të javës, ku mund ta shohim sërish? “Dua të bëj një emision si Opinioni”, u shpreh ajo me shaka, “Kam dy vjet që kërkoj ta nxjerr Fevziun nga tregu se është shumë serioz”, duke lenë të kuptohet se shumë shpejt do ta shohim atë si moderatore të një programi televiziv.

E pyetur gjithashtu nga moderatorët e NRG për lidhjen e saj shoqërore me Rudina Dembacaj, që për më tepër e dashuron aq shumë, Ana e përkufizoi: “Më është bërë si sëmundje e butë”.

Ajo ka thënë gjithashtu se me Rudinën mund të luajnë edhe ndonjë film ose teatër.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389