INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin rezultatet e para! Eurovisionin e fiton...2 artistë shqiptarë në TOP10 [FOTO]

Dalin rezultatet e para! Eurovisionin e fiton...2 artistë shqiptarë në TOP10 [FOTO]

Publikuar më: 17:20 12-05-2018

Zbuloni kush janë ata! 

Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2018 dhe të gjithë shqiptarët do jemi sy e veshë duke e ndjekur atë. Për vetë faktin se këtë edicion duhet të ndihemi më krenarë se asnjëherë tjetër, pasi në Lisbonë do të konkurojnë 3 këngëtarë shqiptarë, Eugent Bushpepa për Shqipërinë, Eleni Foureira për Qipron dhe Ermal Meta për Italinë.

Portali i njohur i Eurovision, ESCToday ka realizuar një sondazh duke u nisur nga të dyja netët gjysmëfinaliste dhe kanë përcaktuar fituesin e 10 vendet e para, fitues ky i nxjerrë nga redaktorët e faqes zyrtare.

Pas përfundimit të sondazhit, rezulton se triumfuese do të jetë Eleni Foureira me “FUEGO”, ndërkohë që në Top 10 do të ngjitet edhe Ermal Meta për Italinë, pikërisht në vendin e 9-të.

Ne duam Eugentin të parin, kështu që le të presim edhe pak orë! /intv.al

exitpoll.png

Article Logic
Execution time: 0.0043349266052246