INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin detajet e plagosjes së 6 vjeçarit/ Breshëria e plumbave nuk ishte për të miturin, por...

Dalin detajet e plagosjes së 6 vjeçarit/ Breshëria e plumbave nuk ishte për të miturin, por...

Publikuar më: 08:36 19-06-2019

Detaje të reja kanë dalë lidhur me plagosjen e fëmijës 6 vjeçar në fshatin Krastë të zonës së Martaneshit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes babit të 6 vjeçarit dhe shtetasit me iniciale J.K., 27 vjeç.

Shtetasi J.K., është autori i ngjarjes, që ka pasur në shënjestër babain e vogëlushit, por plumbat kapën të miturin.

Mësohet se fëmija ka marrë 3 plumba në pjesën e fytyrës.

I mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Peshkopisë.

Burime bëjnë me dije se pritet mbërritja e helikopterit për ta transportuar drejt Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117