INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Daily Mail” mbron Xherdan Shaqirin:

“Daily Mail” mbron Xherdan Shaqirin: "Ai është lojtari që u largua krenar pëpara serbëve!" Vendimi i Liverpool ishte i gabuar

Publikuar më: 16:56 07-11-2018

Gazeta “Daily Mail” kritkon ashpër vendimin e klubit të Liverpool, për të mos marrë Xherdan Shaqiri-n me vete në Beograd. Lajmi kishte tone goxha të ashpra me vendimet e fundit në futboll, ku gjithmonë e më shumë lojtarët lihen jashtë për arsye politike nga klubet e mëdha.

Tabloidi anglez në artikullin e tij ka theksuar faktin se për Shaqirin nuk pasur kërcënime për jetën, nuk është marrë mendimi i tij dhe se ekipi serb ka provokuar politikisht situatën me deklarata ofenduese. Ata gjithashtu lavdërojnë edhe trimërinë e lojtarit nga Gjilani, duke krahasuar shtatin e shkurtër të tij me guximin që ai tregoi në ndeshjen kundër Serbisë, në Botëror ku u zëvëndësua duke dalë me kokën lart. 

Të gjitha këto kanë bërë që Shaqiri të mos vijë në Beograd dhe sipas tyre, idiotët kanë fituar, ku media ndërkombëtare shprehnin entuziazëm për frikën e lojtarit.

Gazeta thekson se ky rast nuk e ndihmon futbollin, por e vështirëson atë në misionin e saj dhe me patjetër duhen marrë masa për vendime të tilla absurde.

daily_mail.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602