INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çuna, doni të njihni shenjat që tregojnë sa xheloze mund të jetë një femër? Ju ndihmojmë ne

Çuna, doni të njihni shenjat që tregojnë sa xheloze mund të jetë një femër? Ju ndihmojmë ne

Publikuar më: 22:15 03-07-2018

Jo rrallë herë ka ndodhur që një lidhje dashurie të përfundojë për shkak të xhelozisë së partnerëve.Por ato që bëhen më shumë xheloze janë femrat dhe shpesh herë e teprojnë duke mos i kontrrolluar emocionet e forta të momentit.

Ja disa shenja shumë të forta që tregojnë se një femër është xheloze.

-Ajo do përpiqet të shohë telefonin tuaj sa herë ju ta prekni atë.
-Do dojë t’iu ndjekë në të gjitha rrjetet tuaja sociale.
-Do fillojë të bëhet një “Stalker” deri diku duke pëlqyer të gjitha fotot tuaja. Edhe ato të 2015-ës.
-Do ju prezantojë me të gjitha miket e saj në mënyrë që të dijë se çfarë bëni edhe nëse nuk është me ju.
-Nga ana tjetër do krijojë miqësi me të paktën një nga miqtë tuaj në mënyrë që të pyesë për ju pas ndonjë debati të që mund të keni kaluar.
-Papritur do shfaqet në vendet ku ju jeni ulur dhe do takoheni “rastësisht”.

Por këto veprime ndodhin para se të fillojë lidhja.

Gjërat do të ndryshojnë pasi të keni një lidhje të mirëfilltë. Ja ku i keni sjelljet e xhelozisë pasi ju të jeni i dashuri i saj.

-Ajo do e marrë telefonin tuaj pa pyetur dhe pa u fshehur fare tanimë.
-Do pyesë për çdo femër që keni në instagram dhe me shumë mundësi, s’do e keni më nëse nuk është kushërira,mami apo shoqja e ngushtë që sigurisht, ajo e ka takuar mbi 10 herë për tu bindur se sa shoqe e keni.
-Do kërkojë që të shpenzoni me të më shumë kohë se me çdo njeri tjetër.
-Nuk do shfaqet më “papritur” aty ku jeni por do ju lajmërojë që është rrugës,doni a s’doni ju.

Gjithsesi çuna të dashur, mos u trembni sepse këto janë shenja që ajo ju do shumë dhe le kokën pas jush./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666