INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudit studimi i fundit: Heteroseksualet nuk ekzistojnë!

Çudit studimi i fundit: Heteroseksualet nuk ekzistojnë!

Publikuar më: 21:26 12-03-2018

Një studim i ri në Protokollin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale ka gjetur se heteroseksualët nuk ekzistojnë. Studimi sfidon vlerat heteronormative, duke gjetur se femrat nxiten nga filmat e rritur heteroseksualë dhe homoseksualë. Ky studim u bë përmes një modeli të femrave dhe krahasoi seksualitetet e vetë-raportuara me reagimet neurologjike ndaj pamjeve të seksit homoseksual dhe heteroseksual.

Studimi zbuloi se pa marrë parasysh se çfarë seksualiteti u raportua, trupat reaguan pozitivisht si ndaj pamjeve të seksit heteroseksual ashtu edhe për atë homoseksual. Ritch C. Savin-Williams, Drejtor i Psikologjisë Zhvillimore dhe Drejtori i Laboratorit të Seksit dhe Gjinisë në Departamentin e Zhvillimit Njerëzor në Universitetin Cornell punoi mbi studimin.

Ai tha përgjithësisht se kërkimi është pjesë e një tendence më të gjerë të kërkimit për të zbuluar seksualitetin njerëzor duke përdorur përgjigjen fiziologjike ndaj disa shkaktarëve.

“Është një studim që vlerëson orientimin seksual duke shikuar në sy për të parë nëse ai zgjerohet apo jo, por nuk mund të kontrolloni zgjerimin e syrit.
Në thelb, kjo është e gjitha që projekti përpiqet të arrijë, një mënyrë për të vlerësuar seksualitetin pa u mbështetur në atë çfarë keni treguar se jeni. Një tjetër mënyrë është reagimi i organit gjenital, por kjo është pak invazive”, Savin-Williams.

Shpresat e studiuesve, sipas Savin-Williams, janë të përpiqen të ndryshojnë mendimin rreth seksualitetit heteronormativ, i cili luan një rol në pabarazinë gjinore. Eksperimenti është bërë te femrat, por për meshkujt është ndryshe. Pra të gjitha femrat janë biseksuale?

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551