INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Conte turpërohet para mediave, e ngacmon gruaja [VIDEO]

Conte turpërohet para mediave, e ngacmon gruaja [VIDEO]

Publikuar më: 17:14 18-04-2018

Trajneri i Chelsea, Conte ‘turpërohet’ ndërsa ishte duke folur gjatë një konference për mediat. Vëmendja duhet të ishte tek vështirësitë që presin skuadrën në përballjen me Burnley, por jo vëmendja zhvendoset diku tjetër.

Trajneri italian ishte duke folur ndërsa një zile telefoni i ndërpret fjalën.

Duke qeshur dhe i skuqur në fytyrë Conte shprehet se është bashkëshortja.

‘Është gruaja. Si gjithmonë në një moment të papërshtatshëm. Më vjen keq. Mund të më gjobisni tani” u shpreh Conte i cili duket se kishte probleme edhe me gjuhën angleze.

Me siguri e kishte nga sikleti por kjo video me Conten e turpëruar bëri xhiron në të gjitha mediat botërore.

Article Logic
Execution time: 0.0030901432037354