INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenduri për një biletë në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani

Çmenduri për një biletë në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani

Publikuar më: 16:58 27-09-2018

Tirana-Partizani është padyshim ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar. Derbi do të sjellë rivalitetin, emocionet, spektaklin në tribuna dhe kryqëzoni gishtat të jetë dhe loja e bukur. Gjasat janë të vogla, por gjithçka mund të ndodhë. Nëse për pjesën e lojës mund të kemi dyshime, për tribunat e stadiumit “Selman Stërmasi” nuk duhet të keni asnjë grimcë pasigurie. Të dy tifozeritë janë mobilizuar në maksimum.

Telesport kontaktoi me agjencinë “bileta.com” dhe mori vesh dhe numrin e saktë se sa bileta janë shitur. Momentalisht, sipas informacioneve të përcjellë nga agjencia e biletave janë shitur mbi 5500 bileta. Një shifër fantastike, pasi kapaciteti i stadiumit është 9500 vende. Tifozeritë nuk e kanë lënë blerjen e biletave për momentet e fundit, pasi dihet se sa shumë ndjekshmëri dhe rëndësi ka kjo ndeshje.

Stadiumi do të jetë plot për ndeshjen, por frika e vetme është vetëm lulëzimi i mundshëm i tregut të zi të biletave, një gagrenë që prek sa herë ka ndeshje me rëndësi të madhe siç është rasti i derbit. Stadiumet shqiptare janë kthyer thuajse në teatër, pasi ka shumë pak ndjekës. Në derbi është e sigurt se do të kemi një shkundje të madhe, më në fund Tirana do të pushtohet nga zhurma e dy tifo-grupeve më të mëdha në Shqipëri, “Fanaticsat” dhe “Guerrilsat”.

Article Logic
Execution time: 0.0030829906463623