INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmendet Zagrebi, heronjtë kroatë nderohen në mënyrë spektakolare! [FOTO]

Çmendet Zagrebi, heronjtë kroatë nderohen në mënyrë spektakolare! [FOTO]

Publikuar më: 12:11 17-07-2018

Nuk arritën të kthehen në shtëpi me Kupën e Botës, por sërish futbollistët kroatë janë pritur në vendin e tyre si heronj dhe me të drejtë.

Luka Modriç me shokë e mbyllën në vend të dytë, të mundur vetëm nga Franca në finale (4-2). Por, ata fituan jashtë fushe. Dhe nëse Kroacia nuk do të ishte 4 milionë banorë, por sa francezët (65 milionë), atëherë festa e tyre do ta kishte eklipsuar edhe atë të kampionëve të sapokurorëzuar të botës. Sepse rikthimi në vendlindje me medaljen e argjendtë ishte i denjë për një skuadër kampione bote. Qindra mijëra njerëz lanë punët e tyre për të përshëndetur rezultatin më të lartë të arritur ndonjëherë në histori nga skuadra e Zlatko Daliçit.

Kroacia bëri një paraqitje mbresëlënëse në Rusi, duke thyer edhe arritjen më të madhe të tyre që ishte vitin 1998, kur shkuan deri në gjysmëfinale në Botërorin e Francës.

Me mijëra kroatë dolën në shesh për të mbështetur idhujt e tyre, të cilët parakaluan me një autobus të hapur dhe me medaljen e argjendtë në qafë.

Dy MIG-21 të ushtrisë kroate u panë në qiellin e Zagrebit, ndërsa 22 nënkampionët e botës, së bashku me trajnerin dhe stafin iu drejtuan aeroportit të kryeqytetit kroat. Mijëra njerëz ishin mbledhur në aeroport për t’i dhënë përshëndetjen e parë lojtarit më të mirë të turneut (Modriç), i cili doli i pari nga dera e avionit, ndërsa autokolona nga pista deri në qendër të kryeqytetit në sheshin “Bana Jela”, regjistroi mbi 550 mijë tifozë.

Thirrjet “Ju jeni kampionët”, që shoqëruan Modriçin me shokë drejt autobusit të hapur, prekën edhe trajnerin Zlatko Daliç, i cili nuk i mbajti dot lotët, teksa përshëndeste popullin e tij.

Edhe kapiteni Modriç e harroi për pak çaste zhgënjimin e pak orëve më parë dhe ndezi edhe vetë një flakadan për të festuar bashkë me tifozët, ndërsa Vrsaljko e braktisi për pak çaste autobusin për ta bërë rrugën mbi motorin e një polici. Sa më shumë autobusi i afrohej qendrës, aq më e pamundur ishte të depërtonte drejt saj, me tifozët që kërkonin të preknin heronjtë e tyre dhe shoferit, të cilit iu desh të ndalonte disa herë.

k10.jpg

k13.jpg

 

k12.jpg

kroati_ii.jpg

kroati_iii.jpg

k4.jpgk5.jpg

k6.jpgk9.jpg

k8.jpg

k7.jpg

k11.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104