INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Çmenden serbët’! Ky është filmi ku aktori hollywoodian, Jean Claude Van Damme do të luajë rolin e një shqiptari [FOTO/VIDEO]

‘Çmenden serbët’! Ky është filmi ku aktori hollywoodian, Jean Claude Van Damme do të luajë rolin e një shqiptari [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:28 15-11-2017

Shqiptarët në një mënyrë apo tjetrën kanë arritur edhe deri në Hollywood.

Këtë herë do të jetë roli i një shqiptari që aktori i njohur Jean Claude Van Damme që do të luajë në filmin e tij të fundit.

Filmi quhet “Kill’em all” dhe tregon historinë e një shqiptari të cilit kur ishte 11 vjeç i vranë babanë.

Rritet në emigrim dhe kur kthehet, kërkon  hakmarrje për babanë e tij gazetar, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për disa shkrime të botuara.

Pasi kalojnë shumë vite, shqiptari Filip Shala arrin të futet në bandën serbe vetëm e vetëm që të jetë sa më afër vrasësve të babait të tij.

Pasi e lokalizon vrasësin, i cili tani ishte një udhëheqës i mafias, ai ndeshet me të dhe grupin e tij duke i vrarë të gjithë. Ky udhëheqës i mafias më herët kishte qenë ministër serb, i cili kishte ushtruar dhunë mbi njerëzit që nuk e donin”, pohon regjisori. Një ndër viktimat ka qenë edhe babai i djaloshit shqiptar Filip Shala, rolin e të cilit e luan Jean Claude Van Damme.

Gjatë filmit, në momentin kur koha kthehet disa vite pas dhe shqiptari paraqitet siç ka qenë fëmijë, teksa largohet nga nëna e tij, ai thërret disa herë në gjuhën shqipe fjalën: ‘nanë’

Filmi “Kill ’em All”,  pritet të dalë më 6 qershor  premierë nga regjisori shqiptar Pjetër Malota.

MV5BMTg2ZThmZjctYWE0ZS00NWE2LWI2YzQtNTc5NzY4NjdmYzFiXkEyXkFqcGdeQXVyMzc4MDA2NjE._V1_.jpg

Në film do të interpretojnë edhe aktorët e tjerë si, Peter Stormare, Autumn Reeser, Maria Conchita Alonso dhe Kris Van Damme. Muzika në këtë film është shkruar dhe performuar nga reperi i njohur shqiptaro-amerikan Martin Malota

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672