INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenden gjermanët pas Encës! Reperi i njohur i thotë do martohem me ty, ja si reagon Enca [FOTO]

Çmenden gjermanët pas Encës! Reperi i njohur i thotë do martohem me ty, ja si reagon Enca [FOTO]

Publikuar më: 18:08 24-12-2017

Enca di si të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe jo më kot është artistja shqiptare më e ndjekur në Instagram.  Ajo është shumë aktive në rrjete sociale në të cilat vazhdimisht publikon imazhe të reja nga përditshmëria e saj, por këtë herë ka rënë në sy të reperit të njohur gjerman Nimo dhe ka pushtuar të gjitha portalet gjermane.

shrein.png

E gjitha kjo pas një komenti që Enca i bëri reperit dhe menjëherë vërshuan lajmet: "Enca i shkruan mesazh Nimos", "Surprizë, Enca i shkruan reperit Nimo".

bomba1.png

"Urime. 2018 do jetë bombë", i shkruan Enca ndërsa sot reperi gjerman ka postuar një foto me këngëtaren shqiptare dhe shkruan se nëse do kishte mundësi do martohej me të.

bomba.png


"Jam njohur me një shqiptare me të cilën do martohesha po të kisha mundësi", shkruan Nimo ndërsa Enca i komenton: "Hahaha ti je i çmendur".
Këngëtarja shqiptare pak më vonë ka postuar gjithashtu një foto me reperin dhe i uron fansave Krishtlindjet. Nimo i komenton një zemër ndërsa Enca shkruan se do i duhet të mësojë gjermanisht pasi komentet nga fansat gjermanë kanë vërshuar në foton e postuar nga ajo.

meri.png


Të gjitha “rrugët” të çojnë te një bashkëpunim i mundshëm mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111