INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti zviceran zbulon sa para u ka ofruar Loredana një ditë më parë! Avokati i reperes fajëson vëllezërit [FOTO]

Çifti zviceran zbulon sa para u ka ofruar Loredana një ditë më parë! Avokati i reperes fajëson vëllezërit [FOTO]

Publikuar më: 13:25 10-05-2019

Lajmi i arrestimit të Loredana Zefit nën akuzën e mashtrimit dhe zhvatjes së parave, ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit.

Reperja e njohur akuzohet se ka kanosur dhe mashtruar një çift zviceran duke i zhvatur atij rreth një milion franga bashkë me të vëllanë.

Loredana dhe vëllai i saj i madh Berati, thuhet se i kanë marrë para shtetases Petra Z. 52 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Hans 53 vjeç.

Lajmi ka marrë vëmendjen edhe të portalit zvicerian “20 minutes”.

Së fundmi Zonja Valais ka deklaruar se avokati i reperes e ka kontaktuar mbrëmë në ora 21:53.

Ai i ka thënë se Loredana është e pafajshme dhe vëllezërit e saj e kanë shtyrë në këto veprime.

Avokati i ka ofruar 200.000 frangë, por zonja Valais ka refuzuar.

Avokati e ka rritur ofertën për kompromis në 350.000 frangë.

"Unë refuzova sërish sepse i kam dhënë Loredanës dhe vëllait të saj dyfishin e kësaj shume", ka deklaruar Petra. Portali zviceran raporton se negociatat po vazhdojnë./Prive

ETHRETN.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036427974700928