INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti perfekt? Mesa duket JO! Loredana zbulon atë që nuk na e merrte mendja për të dhe Mozzik [FOTO]

Çifti perfekt? Mesa duket JO! Loredana zbulon atë që nuk na e merrte mendja për të dhe Mozzik [FOTO]

Publikuar më: 19:08 22-01-2019

Vetëm një muaj më parë një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it, Loredana dhe Mozzik, u bënë prindër për herë të parë.

Dyshja, në një intervistë për radion e famshme gjermane “BigFM”, ka dalë jashtë pritshmërive!

Menduam se pas lindjes së vajzës ata ishin çifti perfekt, por jo!

Loredana ka konfirmuar krejt të kundërtën!

Madje ajo ka filluar të qeshë kur e ka dëgjuar një gjë të tillë: “Kjo është vetëm ajo që ju mendoni. Ne gjithashtu stresohemi. Të gjithë thonë jeni ‘çifti perfekt’, por sot unë i them Mozzit që ne jemi viktima të suksesit tonë.”

Këngëtarja e mirënjohur që aktualisht jeton në Zvicër, pohoi ndër të tjera se ishte bashkëshorti i saj ai që e kishte shtyrë drejt muzikës, pasi ajo gjithmonë qëndronte në studio kur ai regjistronte këngë dhe jepte mendimet e saj.

Mozzik i ka kërkuar asaj të ndalojë, mos të bëjë më këngë për të tjerët, por për veten!

Dhe mirë ka bërë pasi me hitet e saj si duket fati i ka trokitur në derë!

loredana.png

Article Logic
Execution time: 0.0032570362091064