INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Hemsworth i

Chris Hemsworth i "vë shkelmin" Borëbardhës në filmin e ri!

Publikuar më: 09:19 07-04-2016

Chris Hemsworth do të rikthehet në seritë e “Snow White and the Huntsman” në rolin e gjuetarit që ndihmoi princeshën fatkeqe.

Nuk bëhet fjalë për një vazhdim, por një pararendje të filmit të parë, në një realizim që tashmë nuk do të ketë në fokus Borëbardhën, por vetëm gjuetarin. Filmi titullohet “The Huntsman: Winter’s War” dhe në të do të rikthehet mbretëresha e ligë Charlize Theron dhe Sam Clafin, ndërkohë që bëhen me dije afrimet e reja në kast, me emra si Emily Blunt dhe Jessica Chastain.

Duke u nisur nga titulli duket se Chris mban peshën e gjithë filmit dhe jemi kuriozë të shohim si do të përballet ai me Luftën e Dimrit. Këtë herë frymëzimi i filmit është marrë nga “The Snow Queen” e Hans Christian Andersen, kështu që fansat e “Frozen” bëjnë mirë të përgatiten. Një gjë ama është e sigurtë që tani, vështirë se do shohim larmi ngjyrash, përveç të bardhës... 

Article Logic
Execution time: 0.0031561851501465