INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Brown harroi që e ka rrahur keq dhe e uroi për ditëlindje, ja si ka reaguar Rihanna [FOTO]

Chris Brown harroi që e ka rrahur keq dhe e uroi për ditëlindje, ja si ka reaguar Rihanna [FOTO]

Publikuar më: 22:37 21-02-2018

Të gjithë e mbajmë mend skandalin kur Chris Brown ka rrahur keq Rihannën dhe fotot e saj me fytyrë të tjetërsuar ishin gjithandej. E si një person që nuk mban mëri, Rihanna u shpreh kohë më parë se për Chris ndjen vetëm keqardhje, ama reperi është penduar shumë dhe vendosi ta uronte publikisht RiRin për ditëlindjen e saj të 30-të.

Ai postoi një foto të këngëtares nga Barbados kur ishte e vogël dhe shkroi me germa kapitale “HAPPY BIRTHDAY” si dhe bllokoi komentet pasi e kishte menduar se do sulmohej keq nga fansat e saj.

chira.png

 

Por si e ka pritur Rihanna këtë?

Rihana do që jo vetëm Chris, por edhe të tjerët të merren me jetën e tyre. Të paktën kështu ka mësuar ekskluzivisht sajti i njohur Hollywoodlife.com.

“Rihanna është në atë pikën ku ndihet shumë e lodhur nga çdo gjë që bën Chris Brown për të rifituar respektin e saj. Është e lodhur nga pyetjet që i bëjnë rreth tij nëpër intervista të ndryshe, është e lodhur nga fakti që ai i përmend emrin, pra nuk do t’ia dijë për Chris Brown dhe nuk i pëlqeu urimi”, u shpreh një burim i afërt me këngëtaren 30-vjeçare. 

Kanë kaluar 5 vjet dhe për Rihannën tani ka vetëm një emër, milioneri Hassan Jameel.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381