INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cheryl kërkon të bashkëpunojë me Justin Bieber, për të

Cheryl kërkon të bashkëpunojë me Justin Bieber, për të "futet mik" Liam Payne!

Publikuar më: 11:06 15-08-2017

Ajo u pikas në publik për herë të parë që kur lindi djalin e saj në muajin mars në një vizitë në ambasadën amerikane në Londër.

Dhe duket se Cheryl ka planifikuar që ta bëjë udhëtimin e saj të biznesit në Amerikë shumë të suksesshëm, duke biseduar me as më shumë e as më pak se Justin Bieber. Ylli i hitit “Fight For This Love” kërkon që të bëjë një rikthim në muzikë që ta çojë në majat e klasifikimeve, dhe kush më mirë se Justin për një bashkëpunim shpërthyes. Mësohet se Liam ka “hyrë mik” për partneren e saj tek Justin, duke realizuar një takim me superyllin e muzikës pop. Ky i fundit ka thënë “ok, takohemi dhe flasim” duke e hapur një mundësi, por dihet që është i pamëshirshëm kur bëhet fjalë për muzikën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.00205397605896