INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Chernobyl' do të vijë me një version nga Rusia

'Chernobyl' do të vijë me një version nga Rusia

Publikuar më: 14:15 10-06-2019

Seriali televiziv “Chernobyl”, transmetuar nga “HBO”-ja dhe dedikuar shpërthimit tragjik në Ukrainë, në vitin 1986, ishte një ndër më të vlerësuarit e kohëve të fundit, siç tregojnë dhe pikët e marra në “IMDB”.

Por, Rusia po realizon një tjetër serial mbi tragjedinë në centralin bërthamor, e vendosur për të treguar versionin e vet të fakteve.

Versioni rus do të fusë si element të ri të historisë praninë e një spiuni të CIA-s gjatë aksidentit bërthamor. Ai do të dërgohet në Pripyat, për të mbledhur informacione mbi centralin e Çernobilit. Por, nuk do të jetë i vetëm. Do të jetë dhe një agjent i kundërspiunazhit rus, që do të vihet në ndjekje të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049