INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë u bisedua në takimin Rama - Basha në 17 maj? Kryeministri e zbardh në Bruksel

Çfarë u bisedua në takimin Rama - Basha në 17 maj? Kryeministri e zbardh në Bruksel

Publikuar më: 13:20 21-03-2018

Nga Brukseli Edi Rama ka zbardhur disa detaje mbi atë që u diskutua gjatë takimit kokë më kokë me liderin e opozitës mbrëmjen e 17 majit, ku më pas u arrit marrëveshja politike mes shumicës dhe pakicës.
Edi Rama:
“Do të kishte qenë vërtetë e mrekullueshme që të ishim këtu së bashku me kryetarin e opozitës sikundër e patëm biseduar në mbrëmjen e gjatë të 17 majit, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe do të na duhet që boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërisht PD në këtë proces, ta mbushim me forcat tona. Nuk dua të bëj komente për opozitën. Opozita zgjedh dhe vendos atë që sheh më të arsyeshme.
Populli sheh dhe gjykon, përfshirë dhe votuesit e opozitës, por dua të them që mungesa e opozitës në këtë proces apo disa deklarata të llojit “më ka çuar nana me la gojën”, janë vërtetë për të ardhur keq”.
Rama thotë se qeveria shqiptare i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Brukseli dhe pret hapjen e negociatave. Këto jo si dhuratë, por si meritë për Shqipërinë.
Edi Rama:
“Nuk po kërkojmë një favor, nuk po kërkojmë një dhuratë, nuk po kërkojmë një shprehje tjetër, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë, hapjen e negociatave.
Shpresojmë dhe besojmë që Komisioni të jetë i drejtë me Shqipërinë dhe të bëj një rekomandim të qartë dhe pastaj sigurisht mbetet beteja diplomatike për të bindur çdo vend anëtar dhe për të bërë çmos që problematika të ndryshme, brenda vendeve të mos kthehen në një arsye që të penalizohet Shqipëria.
Tanimë janë rezultatet që kanë filluar të flasin për reformën në drejtësi. 17 pesha të rënda të sistemit janë tërhequr vetë, nuk kanë shkuar në procesin e vettingut. Dëgjesat, në dijeninë time, fillojnë këtë javë dhe të tjerë do të përballen me procesin e vettingut. Pra pastrimi i sistemit ka nisur”.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00090408325195312
    array(1) { ["section"]=> string(86) "cfare-u-bisedua-ne-takimin-rama-basha-ne-17-maj-kryeministri-e-zbardh-ne-bruksel-53342" }