INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë tregon e qara e fëmijës?

Çfarë tregon e qara e fëmijës?

Publikuar më: 19:31 27-02-2019

E qara është komunikimi i parë vokal i njeriut kur vjen në këtë botë. E qara është tregues i një situate problematike të individit.
Të qarën e të porsalindurit gjithmonë, e kanë interpretuar si shenjë të shëndetshme apo tregues të të qenit gjallë. Gjithashtu të gjithë fillojnë të shqetësohen kur i porsalinduri nuk qan menjëherë.
Po në të vërtetë çfar është e qara? Studimet tregojnë se fëmija qan nga angthi për egzistencën e tij. Dalja nga trupi i nënës, nga mjedis i ujshëm në mjedis të thatë, shkëputja dhe fillimi i frymëmarjes provokojnë tek fëmija një ankth të pasuportushëm që materializohet me klithmën e parë, me të qarën e parë në këtë jetë. Dhe gjithmonë, deri në momentin që do të artikulojë fjalën dhe do të ndodhet në situata të pasigurta(pra do ti jetë zbehur nëna brënda vetes,) fëmija do të qajë. Fëmija qan se ndihet vetëm dhe i pasigurt.
Ky fenomen ndodh edhe kur ai është në krahët e nënës. Fëmija ka vetëm një problem, veten e tij. Ai e di mirë se nuk ekziston dot vetëm dhe kjo e bën shumë të ndjeshëm ndaj nënës që për të është e barabartë me ajrin. Fëmija e ndjen ngarkesën emocionale të nënës, por nuk është i aftë të kuptojë se për kë është kjo ngarkesë negative. (fëmija ka kapacitetin e të ndjerit të të rriturit 5 herë më të lartë se i rrituri ndaj fëmijës). Kjo pasiguri provokon shqetësim dhe nëse nëna nuk do të arrijë të komunikojë me të, fillon e qara.
Kur fëmija pushon së qari ka dy arësye:
-1 Nëna ka arritur të komunikojë dhe ta qetësojë. Komunikimi nënë fëmijë nuk dihet si realizohet. Një gjë dihet me siguri që nuk ka të bëjë me koshjencën.
-2 fëmija kupton se është e kotë të qajë se nuk do vijë njeri.
Kjo lloj koshjence në këtë moshë nuk është vlerë, por tregues i kushteve të këqia të mjedisit ku gjëndet dhe të rriturit që janë në kontakt me të janë problematikë.

Faleminderit Lira Gjika për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0041358470916748
    array(1) { ["section"]=> string(35) "cfare-tregon-e-qara-e-femijes-88030" }