INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thotë secila shenjë e horoskopit pas seksit? Zbulojeni tani!

Çfarë thotë secila shenjë e horoskopit pas seksit? Zbulojeni tani!

Publikuar më: 12:16 25-04-2017
Sipas intv.al janë disa fjali specifike që thotë secila shenjë e horoskopit pas seksit.
Për më tepër, hidhini një sy secilës shenjë:
 
1. Dashi
Fjalia pas seksit:
Në rregull, le ta bëjmë sërish.
Mesa duket një dash qenka i pangopur për marrëdhënie seksuale. Gjithsesi një partner i tillë nuk duket keq.
2. Demi
Fjalia pas seksit:
Jam i uritur, le të hamë pica.
Demi njihet për dëshirën e madhe që ka ushqimin e shijshëm. Në përgjithësi, pëlqen çdo gjë që ka  lidhje me  ushqimin. Sipas intv.al, një dem dëshiron vetëm të hajë pas seksit.
3. Binjakët
Fjalia pas seksit:
E ke parë pultin e televizorit?
Sipas ekspertëve një binjak, pas seksit dëshiron të shikojë televizor.  Mesa duket këtë mënyrë e paska si relaksuese.
4. Gaforrja
Fjalia pas seksit:
Kur do të martohemi?
Gaforret njihen për romanticitetin e tyre në një lidhje. Aq shumë të theksuar e kanë këtë gjë, saqë pas seksit i bëjnë këtë pyetje partnerit. Ah moj gaforre!
5. Luani
Fjalia pas seksit:
A nuk isha fantastik?
Dëshira e luanit është të tregojë sa i mirë është në çdo gjë që bën. Edhe pas seksit dëshiron që partneri t’i thotë se seksi me të është i mrekullueshëm.
6. Virgjëresha
Fjalia pas seksit:
Dëshiroj të laj çarçafët.
Një virgjëreshë është aq  shumë e fiksuar me pastërtinë, saqë gjëja e parë që mendon pas seksit është të lajë çarçafët. Merreni më lehtë o virgjëreshë!
7. Peshorja
Fjalia pas seksit:
Më pëlqeu nëse të ka pëlqyer edhe ty.
Peshoret njihen për dëshirën që kanë për të balancuar gjërat dhe mos të shkojnë në ekstrem. Vetëm që të shmnagë keqkuptimet, një peshore thotë pas seksit këtë fjali.
8. Akrepi
Fjalia pas seksit:
Hajde të zgjidh.
Imagjinata seksuale e një akrepi është shumë e madhe, prandaj pas seksit reagojnë në këtë mënyrë.
 9. Shigjetari
Fjalia pas seksit:
Do të telefonoj unë dhe jo ti.
Një shigjetar  është i qartë për dëshirat e veta. Nuk ka vend për drama.
10. Bricjapi
Fjalia pas seksit:
A ke ndonjë kartë biznesi?
Bricjapët njihen për dëshirën për të pasur një siguri financiare. Mesa duket, sipas intv.al kjo është fjalia që thotë pas seksit. Shumë materialist bricjapi.
11. Ujori
Fjalia pas seksit:
Tani le ta provojmë të zhveshur.
Një ujor nuk e vret mendjen nëse bën seks me ose pa rroba. Pas seksit pa plan që bën, i shkon në mendje që edhe mund të heqin rrobat. Shumë rehat je o ujor.
12. Peshqit
Fjalia pas seksit:
Ma thuaj sërish, si e kishe emrin?
Edhe pse njihet si ndër shenjat që preken shpejt, një peshk pas seksit bën këtë pyetje.  
Burimi: Forrest Astrology
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0043997764587402