INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë tha Capital T për Elvana Gjatën që fansat ''u çmendën''? [FOTO]

Çfarë tha Capital T për Elvana Gjatën që fansat ''u çmendën''? [FOTO]

Publikuar më: 13:41 05-02-2019

Elvana Gjata bëri një rikthim, i cili pritej prej shumë kohësh nga fansat dhe publiku. Gjatë gjithë kësaj periudhe shpeshherë shihej aktivitet në profilin e Instagram-it të këngëtares, por mesa duket asaj i është dashur pak sa të mbledhë forcat dhe të shprehë edhe njëherë, se është aty për të gjithë fansat dhe njerëzit që e duan.

Elvana mesa duket nuk ka qenë e vetme në këtë rrugë dhe nuk do të jetë e tillë as në të ardhmen. Shumë personazhe të famshme kanë komentuar tek fotoja duke i dhënë mbështetje.

Disa prej tyre që bien në sy janë shoqet e ngushta Jonida Vokshi e Jonida Shehu, Çiljeta Xhilaga, bashkëpunëtori i saj Ermal Mamaqi dhe një mori personazhesh të tjerë, të cilët me patjetër do të jenë një shpresë pozitive për rikthimin e bujshëm.

View this post on Instagram

Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi. Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale... edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale… Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt...ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia. Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju... e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj... ??????

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

 

Por teksa i hodhëm një sy komenteve, ai që kishte marrë më shumë pëlqime ishte pikërisht komenti i Capital T me plot 2080 pëlqime. Kapo i komentoi një zemër dhe një femër me kurorë si për t’i treguar se Elvana është një princeshë.

Ndërsa duartrokitjet me emoji të NOIZYT morën rreth 1796 pëlqime dhe në vend të tretë Tayna me 1779 pëlqime.

ao.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115