INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë rrezikoni dhe si të mbroheni nga kondicioneri

Çfarë rrezikoni dhe si të mbroheni nga kondicioneri

Publikuar më: 17:50 12-07-2018

Në këto ditë të nxehta duket se ajri i kondicionuar është shpëtimi nga vera, por duhet të dimë si ta përdorim dhe të shmangim dhembjen e fytit.

Ndryshimet e temperaturës mund të bëjnë një tendosje në rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht nëse ato tashmë kanë disa probleme dhe zgjidhja e vetme është që të përdorim kondicionerët si duhet, para së gjithash pa e ekzagjeruar.

Prej kohësh ekziston dyshimi se ajri i kondicionuar nuk është i shëndetshëm.

Një hulumtim i botuar së fundmi liston arsyet pse sistemi i frymëmarrjes është vënë në rrezik nga përdorimi i tepruar dhe i pasaktë i ajrit të kondicionuar..

Edhe ndryshimet e temperaturës prej dy ose tre gradëve janë të dëmshme, por kur hendeku kalon pesë gradë, rreziku i pasojave negative është i lartë.

Bronkiti dhe pneumonia e verës shpesh varen nga përdorimi i pamatur i ajrit të kondicionuar.

Rreziku është për të gjithë, por pacientët të cilët tashmë vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes kanë një probabilitet më të lartë për të përjetuar probleme nga kondicioneri.

Por është vënë re se kondicioneri dëmton jo vetëm bronket por edhe dhëmbët dhe sytë.

Dhe një rregull që gjithmonë zbatohet për të mbrojtur veten?

Pini shumë ujë, një hidratim i mirë mban aktive dhe të shëndetshme të gjitha membranat e mukozës, ka një efekt pozitiv në muskuj. Por edhe një shall veror do t’ju ndihmojë në ambjentet ku ndjeni ftohtë.

Article Logic
Execution time: 0.0038537979125977