INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në “Giffoni”, që do t’i lumturojë të rinjtë? [FOTO]

Çfarë po ndodh në “Giffoni”, që do t’i lumturojë të rinjtë? [FOTO]

Publikuar më: 21:20 04-11-2017

Diçka shumë e bukur që në Shqipërinë e kinemasë nuk para ndodh.

Nuk prodhohen filma për fëmijë e të rinj, por vetëm për të rritur. Ama “Giffoni” ju jep të gjithëve një mundësi që nesër t’i prodhojnë vetë. Sepse bashkë me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni”, drejtori i “Giffoni Shqipëria” Namik Ajazi dhe drejtori i “Giffoni Film Festival” Claudio Gubitosi, sollën ca lajme shumë të mira për të rinjtë shqiptarë.

“Ky është viti i fundit i “Giffoni”-t ashtu siç ne e kemi parë për 12 vjet. Ky vit do t’i paraprijë një ndryshimi shumë të madh. Shqipëria e mbaroi misionin e njohjes së fëmijëve dhe të rinjve me kinemanë. Ne do të zgjerojmë gamën e atyre që kemi bërë deri më sot, edhe pse nuk janë pak, sepse kemi përfshirë me “Giffoni”-n për gjithë këto vite 45 mijë fëmijë e të rinj, që na kanë përfaqësuar dhe kanë lënë gjurmë.  Vitet 2018, 2019 dhe 2020 do të na çojnë drejt një Giffoni që do të prodhojë kienastët e ardhshëm që do të punojnë për kinemanë”, u shpreh gjatë konferencës për shtyp drejtori i “Giffoni Shqipëria”, Namik Ajazi.

Detajet e këtij lajmi të mirë i saqroi  Claudio Gubitosi, drejtori i “Giffoni Film Festival”, i cili shpjegoi se në tre vitet e ardhshme “Giffoni” do të hyjë në një rrugë që do ta bëjë edhe më të fortë në raport me shoqërinë. “Objektivi im është që të punësoj të rinjtë nëpërmjet kinemasë, artit, kulturës, televizionit”, tha ai.

Platforma e re e “Giffonit” parashikon që në Tiranë të formohet një group  të rinjsh nga Universiteti i Arteve por jo vetëm. Edhe nga Ekonomia, marketingu, komunikimi dhe ky grup do favorizojë zhvillimin e shumë aktiviteteve në Tiranë dhe Shqipëri, duke u kthyer në një formë të vërtetë punësimi për të rinjtë.

“Një numër i caktuar të rinjsh studentë do t’i marr me vete në Itali, do krijojmë grupe edhe me të rinj nga vende të tjera të botës që të mendojë si “Giffoni”, që do të quhen Giffoners. Ata që duhet të kuptojnë mirë formën, idenë dhe filozofinë tonë për ta aplikuar më pas në vendet e tyre”, shpjegoi Gubitosi, duke kaluar menjëherë më pas në objektivin tjetër po aq ambicioz, siç ëhstë krijimi i platformës “Mai Giffoni”.

“Të rinjtë nga të gjitha cepat e Shqipërisë, me anë të smartphoneve ose videokamerave, do të mund të realizojnë video prej 10 minutash mbi tema të ndryshme e të thjeshta, si shkolla ime, familja ime, vendi im. Ky projekt do të quhet “Mai Albania” dhe do t’u japë mundësi 10 historive më interesante që të shohin dritën e xhirimit profesional, mundësuar nga “Giffoni”.

Ne jemi ende në 2017-ën, por pas një viti, pra në 2018-ën, vjen një tjetër mundësi: “Objektivi tjetër është të vendosim një fokus mbi gjithë punët e studentëve të shkollave të filmit dhe unë njoh shumë të rinj me potencialë të mëdha. Ne të “Giffoni Albania” duam t’u japim mundëisnë këtyre të rinjve që ata të njihen dhe të shprehin aftësitë e tyre. Këta të rinj do të jenë pjesë e Festivalit Giffoni 2018  me 4 kurse prej 400 studentëve më të mirë, intrigues e ambiciozë. Talentet shqiptarë dua t’i marr në “Giffoni” në Itali e dua t’i specializoj sidomos në marketing. Nëse kemi një produkt të mirë, ai duhet të shitet të me gjuhë e komunikim modern”, përfundoi Claudo Gubitosi.

Pra, “Giffoni” ka plane serioze dhe afatgjata në Shqipëri. Por para se të gjitha të vijnë e të bëhen realitet e mundësi të arta për të rinjtë shqiptarë, kemi një festival përpara.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë dhe të Rinj do t’i mbledhë këta të fundit në datat 20-24 nëntor, duke u dhënë mundësi që të ndjekin e diskutojnë për 8 filma, katër prej të cilëve janë shqiptarë.

giffoni3.jpg

giffoni3.jpg

giffoni4.jpg

9835012493_f4e05fc303_b.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004127025604248