INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh mes Noizyt dhe vajzës së miliarderit shqiptar? [FOTO]

Çfarë po ndodh mes Noizyt dhe vajzës së miliarderit shqiptar? [FOTO]

Publikuar më: 15:47 06-08-2018

Niki Delijorgji, vajza e biznesmenit Mihal Delijorgji, është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare e cila e vazhdon karrierën e saj prej disa kohësh tanimë jashtë vendit. 

Modelja ka fituar Miss Shqipërinë në vitin 2012, por prej kohësh duket se ajo është angazhuar dhe në aktivitete të tjera artistike si këndim e kërcim.

Në Instagramin e saj ajo poston vazhdimisht video të vlogjeve të saj në Youtube, cover-a të këngëve të artistëve të ndryshëm, dhe vetëm pak ditë më pare mund të themi se ajo la të gjithë ndjekësit e saj në Instagram gojëhapur teksa kërcente nën ritmet e hitit ‘Toto’ të reperit shqiptar Noizy.

Fillimisht menduam se videoja, në të cilën Niki i kishte bërë dhe tag reperit, ishte diçka spontane dhe për qef, por në fakt duket se Niki do të vijë në një bashkëpunim me reperin.

Në një tjetër story në Instagram modelja, ka pozuar me reperin duke e kapur atë nga faqet dhe ata duken mjaft të afërt.

Më pas modelja ka zbuluar se ajo ndodhet në studio e Noizy-t dhe teksa lëviz nën ritmet e një muzike të cilës i ka bërë mute ka shkruar:

“E fikur sepse nuk jeni ende gati për t’a dëgjuar”

Epo nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të presim për këtë bashkëpunim kaq interesant!

niki.jpg

niki1.jpg

niki2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032498836517334