INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh? Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shtyjnë dasmën

Çfarë po ndodh? Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shtyjnë dasmën

Publikuar më: 16:11 13-08-2018

Kurorëzimi i marrëdhënies së Justin Bieber me modelen Hailey Baldwin në fejesë është një ndër lajmet më të komentuara të momentit. Madje qarkulluan thashetheme se ata do të kalojnë në një hap tjetër, pra drejt altarit. 

Por mesa duket ata të dy e kanë shtyrë ditën e dasmës pavarësisht se kishin premtuar që ajo do të bëhej shumë shpejt.


Sipas TMZ, çifti ka vendosur të shtyjë martesën e tyre deri në vitin 2019, pasi ata nuk duan të "vënë presion" mbi veten e tyre dhe të nxitojnë për ditën e madhe.


Këngëtari dhe modelja janë tepër të emocionuar për t’u bërë sa më shpejt burrë e grua, mirëpo ndjejnë se ky hap është tepër i rëndësishëm për ta dhe duhet të marri kohën e duhur.

Article Logic
Execution time: 0.0018680095672607