INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë planesh ka opozita nesër teksa mazhoranca do të jetë në parlament?

Çfarë planesh ka opozita nesër teksa mazhoranca do të jetë në parlament?

Publikuar më: 15:57 17-04-2019

Të enjte do të mbahet seanca parlamentare, ndërsa opozita ka përgatitur protestën e rradhës. Para parlamentit do të protestojnë të rinjtë e FRPD. Gjithashtu bëhet me dije se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë nesër në orën 12:00 kryesinë e PD.

Kujtojmë se gjatë seancës plenare është parashikuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është thirrur nga 11 deputetë të 'opozitës së re'. Grupi i deputetëve opozitarë në Parlament, do të kërkojnë sqarime lidhur me grabitjen e bujshme në aeroportin 'Nënë Tereza.

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627