INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk shkoi mes Olsit dhe Fjorentinës së Big Brother? Reagon ish-banorja: Jam kokë derre dhe... [VIDEO]

Çfarë nuk shkoi mes Olsit dhe Fjorentinës së Big Brother? Reagon ish-banorja: Jam kokë derre dhe... [VIDEO]

Publikuar më: 10:31 16-05-2018

Dikur ishin një ndër çiftet më të komentuar në “Big Brother Albania”, por sot duket se marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë, madje ka ndryshuar në mënyrë drastike.

E ftuar në emisionin Adrenalinë në rubrikën “Koha për lojë” kësaj radhe ka qenë ish-banorja e Big Brother, Fjorentina e cila nuk ka shpëtuar pa u pyetur rreth marrëdhënies së saj më Olsin.

“A flet më me Olsin”, është pyetur Fjorentina nga prezantuesja e rubrikës “Koha për lojë”.

Ish-banorja është shprehur se marrëdhënia mes tyre është ftohur shumë dhe se ata të dy nuk flasin më me njëri-tjetrin, madje ajo tregoi se edhe kur kanë rastisur nëpër festa të ndryshme bashkë, nuk janë përshëndetur fare.

Sipas Fjorentinës, problemi qëndronte tek të dy, të dy ishin kokëfortë dhe nuk e toleronin njëri-tjetrin, madje ish-banorja është shprehur se është shumë kokë derre dhe xheloze njëkohësisht.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592