INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhte në Tiranë një vit më parë. Na e kujton Donald Lu [FOTO]

Çfarë ndodhte në Tiranë një vit më parë. Na e kujton Donald Lu [FOTO]

Publikuar më: 09:26 04-01-2018

Ambasadori Donald Lu shfaqet nostalgjik. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane është publikuar një fotografi e shkrepur një vit më parë, pikërisht më 4 janar të 2017. Çfarë është e veçantë? Dëbora që mbuloi kryeqytetin një vit më parë, e kjo duket që i ka pëlqyer aq shumë ambasadorit Donald Lu sa ai ka vendosur ta rikthejë edhe një herë, e kësaj radhe me një shkrim që shoqëron fotografinë.

Ambasada Amerikane:
“#TBT: Reshjet rekord të dëborës në janar 2017 lanë një shtresë të bardhë mbi hapësirën e Ambasadës së SHBA në Tiranë”.

ambasada_amer5ika.png

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992