INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Pas 4 vitesh, këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri balerin! [FOTO]

Çfarë ndodhi? Pas 4 vitesh, këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri balerin! [FOTO]

Publikuar më: 14:20 08-09-2019

Katër vite pasi u dashurua në një spektakël me partnerin e saj të kërcimit, Rovena Dilo e gjen veten sërish single. Këngëtarja e njohur thuhet se këngën e re të Adi Hilës me titull “Do të çmend” ia ka dedikuar pikërisht balerinit Eltion Merja, me të cilin është ndarë pas 1 viti bashkëjetesë.
Burime të "Panorama plus" kanë mësuar se Rovena dhe Eltoni i kanë dhënë fund lidhjes së fundmi, pas 4 vitesh lidhje dhe 1 viti bashkëjetesë. Madje dyshja e ka fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe çdo foto që kishin bashkë.
Nuk dihet arsyeja çfarë solli në ndarjen e Rovenës nga balerini, të cilin ajo e kishte përfshirë madje në projektet e saj artistike, pasi kishte bërë deklaratën e fortë se kur e shihte tek kërcente, mbetej pa frymë.

reiln.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023210048675537