INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi në përballjen Basha – Selami në Shkodër?

Çfarë ndodhi në përballjen Basha – Selami në Shkodër?

Publikuar më: 15:00 18-07-2017

Kreu i komisionit të zgjedhjeve në partinë demokratike i ka vënë në dispozicion të dy kandidatëve listat e anëtarësisë që do të votojë të dielën për lidershipin e ri të selisë blu. Jemi gjana jep edhe arsyet se përse nuk bëhen publike listat e anëtarësisë.
Jemin Gjana:
“Selami i ka në dorë listat e anëtarësisë, nuk i bëjmë publike on line sepse ruajmë privatësinë”.
Ndërkohë 2 kandidatët kanë vijuar fushatën e takimeve më anëtarësinë. Në Shkodër është mbajtur përballja e tyre përpara anëtarësisë demokrate. Kreu i ngrirë i demokratëve tha se zgjedhjet e 25 qershorit janë të vjedhura njësoi si në 91.
Lulzim Basha:
“Ndaj njësoj si në ’91, këto zgjedhje nuk reflektojnë vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. E vetmja forcë politike e cila refuzoi paktin me krimin, që u ofrua, na u ofrua këtu në Shkodër, siç na u ofrua në Vlorë dhe në Durrës e Peqin, por e kemi thënë që; nuk bëjmë e nuk do të bëjmë pakt me krimin për të ardhur në pushtet. Sepse ne jemi vlerat dhe ata janë antivlerat dhe kjo është bardh e zi si asnjëherë në historinë njerëzore, kjo është bardh e zi, nuk ka gri këtu në mes, nuk ka gri. Dhe kjo është një betejë që duhet dhe do të vazhdojë deri në fitore”.
Rivali i tij në garën për drejtimin e partisë, Eduard Selami thotë se problemin duhet ta shohin brenda partisë dhe jo jashtë saj.
Eduard Selami:
“Nëse duam edhe njëherë ti rikthehemi momenteve, ditëve më të mira, ne duhet të funksionojnë në mënyrë demokratike siç nuk kemi funksionuar. Ne krizë emrash dhe liderësh në Partinë Demokratike sepse ne jemi mbyllur. Kemi pushuar së funksionuari si parti demokratike. Jemi bërë vetëm partia e kryetarit. Jemi kthyer në atë kohën e vjetër të Partisë së Punës që po të ikë ky, duket sikur gjithçka merr fund. Jo. Me këtë platformë, unë mendoj se kemi për tu ringritur më të fortë akoma”.

Article Logic
Execution time: 0.0029289722442627