INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodh me vaginën pas lindjes? Zbuloni ndryshimet e mundshme!

Çfarë ndodh me vaginën pas lindjes? Zbuloni ndryshimet e mundshme!

Publikuar më: 17:28 07-06-2018

Një nga gjërat që i tmerron më shumë vajzat nga mëmësia është lindja.

Rritemi me idenë se shtatëzania në vetvete është një proçes shumë i fisshëm, por e vërteta është që ideja që një person do të dali nga trupi ynë na kall datën. Edhe mbasi të dali me trupin tonë çfarë ndodh?

Akoma më specifikisht;

Çfarë do të ndodhi me vaginën tonë?

Këtu keni përgjigjiet që kërkoni;

Nuk do të mungojnë gjakderdhjet

Nuk ka asnjë arsye për t'u alarmuar nëse nuk shoqërohet me një erë të keqe, dhimbje apo kruajtje. Sipas doktorëve, sapo të filloni përsëri të ovuloni do të filloni të shihni ndryshimin dhe do të keni cikël të rregullt.


Vagina juaj mund të ndihet “e lirë”

Vagina mund të ndihet më e lëshuar, sidomos në vitin e parë pas lindjes. Kjo varet edhe sa i shëndetshëm ka qenë fëmija juaj në lindje.

Nëqoftëse kjo ndjesi ju pengon, ju mund të ndërmerrni hapa për të rregulluar gjërat.

Të bëni ushtrime rregullisht mund t'ju ndihmojë të ktheheni në gjendjen normale. Mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe kujdesja për shëndetin tuaj në përgjithësi do të ndihmojë që vagina juaj të kthehet në madhësinë e saj të zakonshme.

Mund të jetë më e thatë 

Thatësira vaginale është një nga ankesat më të zakonshme. të Ushqyerja me gji ul nivelet e estrogjenit dhe mungesa e estrogjenit mund të bëjë që disa gra ta ndiejnë veten si shkretëtirë  aty  poshtë. Meqë është e lidhur me ushqyerjen me gji, thatësia vaginale është zakonisht një gjë e përkohshme. Sapo nivelet e estrogjenit të rriten, gjërat kanë tendencë të kthehen në normalitet.

Mund të keni dhimbje

"Kjo zonë mund të ndihet disi e pakëndshme për disa kohë, megjithëse brenda javëve të fundit përmirësohet. Mjekët gjithmonë i inkurajojmë gratë që të ulen në një vaskë të ngrohtë ose në dush për të ndihmuar në zbutjen e ënjtjes dhe dhimbjes.

Vagina juaj mund të ndihet më “e lirë”

Vagina mund të ndjehet më e lëshuar, sidomos në vitin e parë pas lindjes. Kjo varet edhe sa i shëndetshëm ka qenë fëmija juaj në lindje.

Nëqoftëse kjo ndjesi ju pengon, ju mund të ndërmarrni hapa për të rregulluar gjërat. Bërja e ushtrimeve të rregullta mund t'ju ndihmojë të ktheheni në gjendjen normale gjatë kohës. Mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe kujdesja për shëndetin tuaj në përgjithësi do të ndihmojë që vagina juaj të kthehet në madhësinë e saj të zakonshme.

Ngjyra mund të ndryshojë

Këto zona i nënshtrohen ndryshimeve të pigmentit jo vetëm për shkak të ndryshimeve të hormoneve gjatë shtatëzanisë, por edhe për shkak të dhëmbëve ose riparimeve kirurgjike pas lindjes. Në përgjithësi, ngjyra bëhet më e errët.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832