INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë kërkohet më shumë në Google rreth seksit? Zbulimet do t’ju habisin

Çfarë kërkohet më shumë në Google rreth seksit? Zbulimet do t’ju habisin

Publikuar më: 16:02 17-04-2019

1. Çështja e implanteve të gjoksit

Kur vjen puna tek zmadhimi i gjoksit, burrat janë të ndarë në dy pjesë. Një pjesë shkruan për mënyrën si duhet bindur partnerja që të zmadhojë gjoksin, ndërkohë që pjesa tjetër dëshiron të dijë si i duhet thënë partneres që të mos e bëjë ndërhyrjen.

2. Burrat shqetësohen për madhësinë e penisit

Në 10 pyetje që burrat bëjnë për penisin, 9 prej tyre lidhen me madhësinë. “Si ta bëj penisin më të madh” dhe “Pse penisi im është i vogël” janë disa nga pyetjet më të përhapura. Është interesante se një nga pyetjet më të shpeshta që lidhet me madhësinë është “Sa i madh është penisi im” – mesa duket, Google e di më mirë se mbajtësi i penisit.

3. Mungesa e seksit gjatë martesës

“Martesë pa seks” dhe “pakënaqësi me seksin gjatë martesës” janë disa nga pyetjet më të shpeshta.

4. Gratë shqetësohen për aromën e vaginës

Nëse për burrat është shqetësim madhësia, për gratë është aroma. Në pjesën më të madhe, ato kërkojnë pse vagina e tyre mban aromë si uthull, djathë, urinë, mbeturinë etj. Edhe djemtë kërkojnë mbi aromën e organeve gjenitale, më së shumti për të gjetur një mënyrë si t’ia thonë partneres.

5. Burrat adhurojnë gjoksin

Nuk jemi të sigurt se çfarë presin duke shkruar “E adhuroj gjoksin e të dashurës”, por na vjen mirë gjithsesi.

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555