INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka ndodhur vallë? Linda Rei ndahet nga i fejuari biznesmen, ja kush është i dashuri i saj i ri [FOTO]

Çfarë ka ndodhur vallë? Linda Rei ndahet nga i fejuari biznesmen, ja kush është i dashuri i saj i ri [FOTO]

Publikuar më: 19:31 31-01-2018

Që kur u shfaq për herë të parë publikisht, Linda Rei është komentuar shumë në mediat rozë dhe rrjetet sociale.  Para pak kohësh, Linda bëri publike lidhjen e saj me një biznesmen zvicerian dhe në çdo dalje publike u shpreh se ndihet e lumtur në krah të tij.

Madje romanca e tyre avancoi aq shumë sa edhe u fejuan, por duket se tashmë gjithçka ka marrë fund. Nëse i hedhim një sy Instagramit të Lindës, do të shohim se nuk ka asnjë foto me djalin që ishte fejuar, që do të thotë se fotot janë fshirë.

uffilac.jpg

 

Mirëpo siç duket, Linda e ka hedhur shumë shpejt pas krahëve ndarjen dhe ka publikuar disa foto me një tjetër mashkull. Në njërën foto Linda shfaqet duke bërë një selfie me atë që mendohet të jetë i dashuri i saj i ri ndërsa në tjetrën shfaqet me sy mbyllur pranë tij. Ndonëse Linda nuk ka konfirmuar ende asgjë, dyshimet janë se ajo është ndarë dhe ka nisur një lidhje të re.

lind.jpg

reu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219