INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë duhet ti mësojë një i rritur një adoleshenti?

Çfarë duhet ti mësojë një i rritur një adoleshenti?

Publikuar më: 13:39 06-03-2019

Gjëja e parë, që i duhet mësuar adoleshentit, është: pse është e bukur të jesh djalë, apo vajzë dhe çfarë është ajo karakteristikë vetëm e djalit, apo vetëm e vajzës? Është e vërtetë, ato kanë shumë gjëra të përbashkëta, pasi janë të dy njerëz, por kanë edhe karakteristikat individuale që ja u jep gjinia e tyre dhe ajo ç’ka i dallon ata të dy është: trupi i djali prodhon farën e jetës, ndërsa trupi i vajzës prodhon vezën, por rrit edhe jetë brenda vetes. Fara e jetës është gjëja e gjallë, që prodhon trupi i tij dhe ai nuk duhet ta keqpërdori dhe ta perceptojë si jashtëqitje. Atij duhet ti mësohet me fjalë, model dhe sistem vlerash, që ajo është përgjegjësi e tij dhe duhet ta dhurojë vetëm atëherë kur ndjen se dashuron. Atëherë kur ndjen se edhe tjetra (partnerja), edhe pse refuzon shtatëzëninë, e mirëpret. Edhe me vajzën bëhet i njëjti diskutim, për të zgjedhur ajo partnerin dhe të vendosë ajo se kur duhet të ndodhin eksperiencat e saj dhe jo të jetë tjetri, që e zgjedh dhe i dikton dëshirat e tij dhe vajza bindet. Respekti për veten fillon pikërisht këtu, tek njohja e vetive dhe karakteristikave të të qenit njeri dhe më pas mashkull apo femër. Pikërisht nga kjo njohje fillon dhe ndërtimi i vetëdijes për veten. Kjo është detyra e madhe e të rriturit ndaj adoleshentit. Edhe pse të gjitha “gjërat” adoleshenti do ti përjetojë vetë, i rrituri është aty si ajo drita, që ndihmon udhëtarin natën të gjejë rrugën. Një i rritur, kushdo qoftë ai, prind, mësues, apo i njohur, që arrin të ndihmojë një të ri, tregon, që edhe ai vetë rritet si një njeri i përgjegjshëm, apo thënë në gjuhën e Piazhesë, psiha e tij kalon nga një stad i caktuar në një stad të më të avancuar. Pra të dyja palët kanë nevojë për njëri-tjetrin për tu realizuar në njerëzore, gjithsekush në kohën e tij.

Faleminderit Lira Gjika për shkrimin e publikuar në intv.al

 

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0090529918670654
    array(1) { ["section"]=> string(56) "cfare-duhet-ti-mesoje-nje-i-rritur-nje-adoleshenti-88533" }