INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çfarë biznese mund të hapni, që të fitoni siguri dhe para?[VIDEO]

Publikuar më: 15:52 20-02-2018

Keni ca para mënjanë dhe doni ti shumëfishoni? Për të arritur këtë së pari duhet të dish çfarë biznesi të hapësh dhe cilat janë sipërmarrjet që qarkullojnë më shumë para dhe marrin fitime.
Në vendi tonë nëse do nisësh të bësh tregëti do të mund të fitosh më shumë siguri për të ecur më gjatë, për faktin se ka më shumë mundësi për qarkullim parash dhe më shumë shitje. Mjaftojmë t’ju kujtojmë këtu se vetëm në një vit sipas INSTAT fitimet e tregtisë arritën në 66 miliardë lekë, që përbëjnë gati 40% të gjithë fitimeve të gjeneruara në ekonominë vendase.
Tregtia është dhe sektori që qarkullon më shumë të ardhura në vend, me rreth 904 miliardë lekë, ose gati 50% të totalit.
Nëse s’do të bësh tregëti mund të hapësh një firmë ndërtimi, pasi vetëm në një vit ky sektor ka gjeneruar 195 milionë euro fitime. Gjithashtu ka dhe normë të lartë fitimi me 12.3%.
Po gjithashtu mund të bëhesh sipërmarrës dhe në sektorin e industrisë përpunuese dhe transport-komunikacion, pasi këta sektorë gjeneruan në 1 vit përkatësisht 18.3 dhe 13.3 miliardë lekë fitime, me norma prej 8.5 dhe 9.5%.
Po mendohu mirë nëse do të merresh me industrinë nxjerrëse, pasi është sektori i vetëm që rezulton me humbje prej 2.9 miliardë lekë në një vit.

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898